fbpx

Gjendet pa shenja jete një grua në banesë në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar dje në lagjen “Fan Noli” në Mitrovicë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Siç mëson Sinjali, viktima është identifikuar si Kumrije Avdiu, rreth 56-vjeçare, e cila jetonte e vetme.

Rasti është zbuluar pasi shoqja e saj ka alarmuar Policinë, duke raportuar se e ndjera nuk po i përgjigjej thirrjeve të saj telefonike. Pas njoftimit, njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë në banesë duke thyer derën, ku më pas është gjetur trupi i pajetë i gruas.

Fillimisht, në konsultim me prokurorin kujdestar, nuk është iniciuar rast penal dhe trupi i të ndjerës i është dorëzuar familjes.

Mirëpo, më vonë, vëllai i saj është paraqitur në stacionin policor dhe ka kërkuar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Pas këtij veprimi, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion dhe rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes janë në vijim.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]