fbpx

E mitura raporton për sulm seksual në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Rastet e ngacmimeve seksuale janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë, ku në shumicën e rasteve viktima janë të miturat, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi në kryeqytet, ku një e mitur ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga shoku i saj në një objekt përgjatë rrugës B.

Siç mëson Sinjali, gjatë ditës së djeshme, në Stacionin Policor Jugu është paraqitur viktima, rreth 16-vjeçare, e cila ka njoftuar se më datën 5 maj, në orët mes 16:00 dhe 17:00, është sulmuar seksualisht nga R.Th., rreth 16-vjeçar.

Me të marrë vesh rastin, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me hetuesin kujdestar për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. E mitura është intervistuar në prani të personave përgjegjës, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]