15
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë.
Në njoftimin e bërë për media, thuhet se kallëzimi do të dorëzohet në ora 13:15 në Prokurorinë Speciale.
Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar LDK-në për koalicion, por që kjo parti ka refuzuar ftesën e tij, duke kërkuar krijimin e një qeverie të tranzicionit.