fbpx

Babai raporton në polici se dikush ia ka marrë 2 euro djalit të vet, arrestohet i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Në fshatin Miradi të Ulët të Fushë Kosovës një të mituri nën kërcënimin e thikës një person ia ka marrë 2 euro.

Rastin që ka ndodhur pasditen e së mërkurës e ka raportuar në polici babai i të miturit.

Sipas tij, rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët.

“Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 07.05.2025 – 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari kosovar. Sipas ankuesi rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët. I dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]