17
Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje ka arrestuar në të mitur.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale disa video me përmbajtje denigruese seksuale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.