fbpx

Zgjedhja e Papës dështon për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Konklava që po zhvillohet në Kapelën Sistine të Vatikanit ka përfunduar pa një rezultat të qartë pas votimit të dytë të enjten. Doli tymi i zi, që tregon se ende nuk është zgjedhur Papa i ri.

Procesi i votimit do të vazhdojë, me katër votime të tjera çdo ditë—dy paradite dhe dy pasdite—deri në përzgjedhjen e kryepeshkopit të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës.

Pavarësisht se ende nuk ka një favorit të qartë, kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle po konsiderohen si dy nga pretendentët kryesorë për të zëvendësuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill.

Konklava e këtij viti është më e larmishmja gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të Kishës Katolike. Ajo përfshin 133 kardinalë nga 70 shtete, një rritje e dukshme krahasuar me konklavën e vitit 2013, që kishte 115 kardinalë nga 48 shtete.

Ky ndryshim pasqyron përpjekjet e Papa Françeskut për të zgjeruar ndikimin e Kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Nëse dalin tymi i bardhë, do të thotë se Papa i ri është zgjedhur dhe konklava ka përfunduar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]