fbpx

QKMF-Drenas: Një grua kërkon ndihmë mjekësore, dyshohet se u plagos me pushkë ajrore në qafë dhe dorë

nga Revista Kosovarja

Siguria publike në vend po vazhdon të cenohet nga incidente të natyrave të ndryshme, ku në shumë raste përdoren edhe armë. Në mesin e këtyre rasteve janë edhe ato ku viktima mbesin gra, siç ndodhi së fundmi në komunën e Drenasit, ku një grua ka përfunduar në spital pas një plagosjeje me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime brenda QKMF-së në Drenas bëjnë me dije se më 8 maj 2025, rreth orës 12:00, për trajtim mjekësor është paraqitur Zojni Topilla, rreth 58-vjeçare nga fshati Gllanasellë i Gllogocit.

Siç mëson Sinjali, e njëjta ka pësuar plagë në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë, për të cilat mjekët dyshojnë se janë shkaktuar nga pushkë ajrore apo pushkë gjuetie. Plagët janë të natyrës së lehtë dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet si stabile.

Për trajtim të mëtejshëm, ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sinjali nuk ka akoma informata nëse rasti është raportuar në Polici, ndonëse burimet thonë se kjo tashmë është praktikë që ndodh çdoherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]