fbpx

Selvije Jao prek me lutjen e saj pas ndarjes nga Shpat Kasapi: “Qëndroj e qetë sepse …”

nga Revista Kosovarja

 

Pas ndarjes që bëri bujë me këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao ka zgjedhur të flasë me ndjeshmëri përmes një postimi emocional në Instagram.

Në orët e para të mëngjesit, ajo ka ndarë një mesazh ku thekson besimin e palëkundur në Zotin, duke treguar qartë se po kalon një periudhë reflektimi dhe qetësie shpirtërore.

“Qëndroj e qetë sepse Allahu di. Kam aq shumë besim në Allah, sa edhe në momentet më të vështira, gjej paqe duke ditur se Ai nuk bën asnjëherë gabim,” shkruan Selvija, krahas një fotografie që shfaq një Kuran mbi një komodinë pranë shtratit.

Ky postim prekës vjen pas spekulimeve për përfundimin e marrëdhënies së saj me Shpatin, shkruan “Kosovarja”.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]