fbpx

Nesër tentativa e 13 për konstituimin e Kuvendit

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që do të zhvillohet edhe nesër duke filluar nga ora 10:00.

Kjo është thënë përmes një komunikate për media.

Ndryshe, nesër kur do të jetë tentativa e 13 për konstituminin e Kuvendit, do të bëhen tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiut, tash e sa herë s’po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Në seancat e fundit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar krijimin e një komisioni për votim të fshehtë. Megjithatë, ashtu si kandidatura e Haxhiut, edhe ky propozim i Deharit është kundërshtuar nga partitë e tjera. /Express

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]