fbpx

Komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara

nga Revista Kosovarja

Për dallim nga komuna e Gjilanit e cila ka zgjedhur që t’i dërgojë nxënësit me ekskursion falas në Shqipëri, komuna e Skënderajt ka zgjedhur një formë tjetër për t’i gëzuar disa nxënës.

Kësisoji, komuna e cila udhëhiqet nga Fadil Nura planifikon t’i shpërblejë me tabletë, nxënësit që arritën suksese në gara të ndryshme.

Në këtë formë, komuna e Skënderajt ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me operatorin ekonomik “Aritech”, me qëllim të furnizimit me tabletë.

Në tenderin e publikuar nga E- prokurimi bëhet me dije se vlera e përgjithshme e kontratës është 3 mijë e 817 euro. /Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]