fbpx

Shqipëri: Mbyllet orari zyrtar i votimit

nga Revista Kosovarja

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e 11 majit.

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë u thirrën për të votuar këtë të diel, për të zgjedhur 140 përfaqësuesit në Parlament, për një mandat 4-vjeçar.

Për herë të parë në këto zgjedhje votoi edhe Diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfeve të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 parti apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]