A keni vënë re ndonjëherë vijat horizontale në kyçin e dorës?
Sipas disa besimeve të vjetra, veçanërisht në palmistri (leximi i duarve), vijat në kyçin e dorës, ndryshe quhen edhe “vijat e Rascette”.
Këto vija, ndryshe të njohura edhe si vijat e byzylykut, besohet se japin informacione rreth shëndetit, pasurisë dhe prosperitetit.
Veç këtyre, numri i vijave në kyçin e dorës tregon edhe për jetëgjatësinë, sipas Metaphysics Knowledge.
Nëse vija e parë është e pathyer dhe e qartë, ajo përfaqëson 23-28 vite jetë, ndërsa vija e dytë përfaqëson 46-46 vite jetë.
Vija e tretë përfaqëson 69-84 vite jetë, ndërsa e katërta më shumë se 84 vite jetë.
Në përgjithësi, shumë pak njerëz e kanë vijën e katërt, sepse zakonisht njerëzit i kanë vetëm dy apo tri vija, transmeton Telegrafi.
Tani, numëroni vijat tuaja.
Ky është kuptimi i tyre:
Vija e parë e kyçit të dorës është më e rëndësishmja. Nëse kjo vijë është e qartë dhe e thellë do të thotë se keni shëndet të mirë dhe fuqi fizike. Ndërsa, nëse është e paqartë dhe vështirë e formuar, do të thotë se personi është liberal dhe pandjenja.
Vija e dytë pasqyron pasuri, lumturi dhe sukses në jetën e njerëzve. Kjo vijë është e drejtë, një vijë e vetme dhe pa ndonjë pengesë.
Vija e tretë pasqyron emrin dhe famën e një personi. Nëse vija është e drejt, e pa thyer, do të thotë se personi ka ndikim shumë të madh.
Vija e katërt konsiderohet si paralele e vijës së tretë dhe thuhet se e forcon atë.
Natyrisht, këto interpretime nuk mbështeten nga shkenca mjekësore moderne. Vijat janë palosje natyrale të lëkurës që ndihmojnë në lëvizjen e dorës, dhe ndryshojnë nga personi në person.
Megjithatë, për shumëkënd, këto besime popullore mbeten një mënyrë argëtuese për të zbuluar “sekrete” të trupit tonë dhe për të reflektuar mbi jetën.
Sa vija numëroni ju në kyçin tuaj?