Moderatori i njohur Ledion Liço pak orë më parë ka ndarë një video me ndjekësit, ku shihen dy fëmijët e tij në një moment të ngrohtë familjar.
Në pamjen e publikuar, shfaqen djali dhe vajza e Ledionit teksa ecin së bashku, në një ambient të qetë, ku moderatori është shprehur “Javë të mbarë, yje”, shkruan “Kosovarja”.
Ky postim ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, me komente të shumta pozitive të cilët e kanë vlerësuar si një moment të rrallë dhe të bukur prindëror.
Përndryshe Ledioni, i njohur për privatësinë që ruan rreth familjes së tij, ka emocionuar ndjekësit me këtë video të shkurtër por domethënëse.
View this post on Instagram