Një femër në Suharekë përfundoi dje në spital nga i dashuri i saj.
Ky i fundit, siç bëri të ditur policia në raportin 24 orësh, e goditi të dashurën në pjesë të ndryshme të trupit për shkaqe xhelozie.
Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari nuk është hasur ende nga policia teksa rasti vazhdon të hetohet.