fbpx

Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagesat me rritje për lehonat në Kosovë.

Sipas tij, nga ky muaj, shuma mujore që përfitojnë lehonat është rritur në 325.9 euro, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.

“Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona – 325.9 euro/muaj, nga 170 euro më parë. Kur e mendon që deri para katër vitesh mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë zero, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, ka deklaruar Murati përmes një postimi në rrjete sociale.

Kjo rritje, sipas ministrit, është një dëshmi e angazhimit të qeverisë për të mbështetur gratë dhe familjet e reja, si pjesë e politikave sociale për përmirësimin e mirëqenies.

Programi i shtesave për lehonat është pjesë e skemave të mbështetjes direkte që Ministria e Financave ka implementuar gjatë mandatit të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]