Jam motër medicinale. Punoj në një ordinancë private në Tetovë.
Punë ka mjaft, por edhe fjalë shumë. Secili që vjen në ordinancë tregon për qejf të vetit se është kavalier, se e duan femrat,aq sa koka mu ka bërë lëmsh…
NJERËZIT GËZOHEN KUR JANË TË SHËNDETSHËM, TË MIRË, TË BUKUR…
E, mua po më pengon bukuria, sepse secili që vjen në ordinancën ku punoj, posa më sheh, nis t’më vardiset aq sa ia kam marrë inati vetit sa dua ta lë punën dhe të merrem me ndonjë zanat sa për të mbijetuar.
JAM E BUKUR, AMANË HALL NGA BURRAT E MARTUAR!
Ka pesë vjet që punoj në një ordinancë private në Tetovë dhe punët na shkojn mirë, meqë mjeku te i cili punoj është
profesionist i dalluar, andaj terminët gjithmonë janë të rezervuar për secilën ditë.
Por, halli im, e që tregova edhe më lart,është me pacientët, sidomos burrat e martuar!
Disa herë i kam treguar mjekut për këtë gjë, por ai nuk e bën edhe aq problem. Më thotë: “Mos i dëgjo ç’të thonë!”.
Si duket, mjeku më ruan për vete me vetë faktin se gjithmonë më shikon me një qeshje të lehtë, e që ma tërheq vëmendjen…
E, se është kështu, këtë bindje ma përforcon rasti i para do ditësh, kur mjeku më tha: “S’kanë faj që pacientët të vardisen,meqë të ka falur Zoti të bukur dhe gjithsecili që vjen në ordinancë mbetët i befasuar me bukurinë tënde!”.
E, ç’faj kam unë që jam e bukur?! Shyqyr që ma ka dhënë Zoti bukurinë që e kam!
I jam mirënjohës Zotit për bukurinë dhe aftësinë time si motër medicinale, sepse s’ka punë që më thotë mjeku e të mos arrij
ta kryej!
Thënë shkurt, s’më mbetët tjetër pos ta uli kokën e ta kryej punën time, e të tjerët le të flasin dhe le t’më shikojnë sa të duan!
Le ta heqin mallin për gratë e tyre duke më shikuar mua…
E kam mirë a keq?
Xhamadije I., Tetovë
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë!
https://kosovarja-ks.com/revista/2025/Kosovarja_05