fbpx

‘Më shiko në sy’, thyen heshtjen babai i Nihal, zbulon fjalët e fundit që ajo i tha

nga Revista Kosovarja

Prof. Dr. Hakan Candan, babai i influencueses së ndjerë Nihal Candan, ka folur për herë të parë për momentet e fundit me të bijën, në një intervistë që ka prekur zemrat e të gjithëve në Turqi.

“Kur u afrova pranë shtratit të saj, më tha: ‘Babi, të lutem, më shiko në sy!’… dhe ato sy nuk do t’i harroj kurrë në jetën time”, tregoi ai me zërin që i dridhej. “Ishte shumë e dobët, shumë e lodhur. Kishte rënë vetëm 23 kg. Por sytë e saj kishin një dritë që thoshte: mos më le…”

Anoreksiyadan hayatını kaybeden Nihal Candan’ın acılı babası konuştu: Şöhret dünyasına girince sapıttı

Profesori i drejtësisë tregoi gjithashtu se Nihal e kishte ndjekur me krenari gjithë jetën dhe donte të bëhej avokate, një rrugë që, sipas tij, do t’i kishte shpëtuar jetën. “E këshillova shumë herë të largohej nga ajo botë… nga rrjetet sociale, nga spektakli, nga presioni publik… por ishte e vonë”, tha ai mes lotësh.

Një nga momentet më të dhimbshme ishte kur ai foli për një bisedë të fundit me Nihalin, pak para se të ndërronte jetë:

Anoreksiyadan hayatını kaybeden Nihal Candan’ın acılı babası konuştu: Şöhret dünyasına girince sapıttı

“Babi, doja thjesht të jetoja e qetë…”, i kishte thënë ajo. “I thashë: ke shumë rrugë përpara, do dalim prej kësaj, do lexojmë bashkë librin tim të ri… Por ajo më pa me një buzëqeshje të zbehtë dhe s’më tha më asgjë”.

Prof. Candan theksoi se po përjeton një faj të pafund: “Unë nuk e shpëtova dot vajzën time. Dhe kjo më vret çdo ditë. Do doja të ktheja kohën pas, t’ia ndryshoja drejtimin jetës së saj. Por nuk munda. Më fal, bijë.”

Ai nuk komentoi direkt për raportin e saj me ish-partnerin apo detaje rreth jetës private, por la të kuptohej se Nihal ishte thellësisht e lënduar emocionalisht, përtej betejës me sëmundjen.

Rrëfimi i tij është kthyer në një thirrje publike për ndërgjegjësim ndaj shëndetit mendor, anoreksisë dhe presionit që rrjetet sociale ushtrojnë veçanërisht mbi gratë e reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]