Një burrë dyshohet se lëndoi katër pasagjerë me një sëpatë në një tren në Bavarinë e Poshtme.
Policia bëri të ditur se 20-vjeçari sirian sulmoi pasagjerët me një “objekt të rrezikshëm”.
Sipas BILD, ka të ngjarë që sulmi të jetë realizuar me një sëpatë. Autori i dyshuar u arrestua pas incidentit në Strabkirchen në rrethin Straubing-Bogen (Bavari), tha policia, përcjell Insajderi.
Disa pasagjerë thuhet se kanë tërhequr frenën e emergjencës së trenit pas incidentit, ku më pas u ndal në shina.
Thuhet se disa pasagjerë e kanë rrethuar autorin e krimit. Sipas gjetjeve fillestare, ai është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital me helikopter.
Treni thuhet se po udhëtonte drejt Vjenës me afërsisht 500 pasagjerë. Linja hekurudhore fillimisht ishte e mbyllur.
Zjarrfikës, policë dhe shërbime emergjente ishin në vendngjarje në numër të madh.