fbpx

‘‘Dëme të konsiderueshme’’, deklarimi i Policisë për zjarrin në zonën industriale në Prishtinë: Po vijon puna hetimore

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në zonën industriale, një objekt është përfshirë nga zjarri. Rreth këtij rasti, në deklarimin e saj, Policia theksoi se dëmet janë të konsiderueshme dhe se hetimet po bëhen.

Në deklarimin e tij për Express, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi edhe se nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ppos kësaj, nga Policia është deklaruar edhe se zjarrfikësit kanë punuar në lokalizimin e flakëve.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, tha ai./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]