fbpx

Ja sa shumë iu mbron maska nga spërklat

nga Revista Kosovarja

Kollitja ose teshtitja pa maskë ekspozon kalimtarët në të paktën 10,000 herë sasi më të mëdha spërklash që përcjellin Covid-19, sipas shkencëtarëve.

Spërklat – grimca të mëdha që bien në tokë ose në sipërfaqe – mendohet se janë nxitësi kryesor i transmetimit të koronavirusit, shkruajnë mediet britanike.

Akademikët ekzekutuan një numër eksperimentesh me njerëz nëpërmjet një makine që simulon kollën dhe teshtitjen.

Ata krahasuan numrin e spërklave që zbresin në sipërfaqe kur një person kollit ose teshtin me maskë dhe pa të.

Gjetjet sugjerojnë që një person dy metra në distancë që kollitet pa maskë i ekspozohet 10,000 herë në më shumë spërkla sesa nga dikush që qëndron gjysmë metri larg duke vendosur një maskë.

Asnjë spërkël e vetme nuk u pa tek vullnetarët që vendosnin maska kirurgjikale, sipas studiuesve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]