Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme serioze në Milano dhe Komo. Si pasojë, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit të Bergamos.
Autoritetet kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje. Situata është kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet.
Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar.