fbpx

Diddy përballet me krizë financiare pas lirimit nga akuza

nga Revista Kosovarja

Pas lirimit nga disa nga akuzat më të rënda për trafikim dhe shantazh, Sean “Diddy” Combs po përballet me një krizë të thellë financiare që mund ta çojë drejt falimentimit.

Sipas një eksperti ligjor për The US Sun, pasuria e tij është përgjysmuar, nga gati një miliard (afërsisht 930 milionë euro) në rreth 400 milionë dollarë (rreth 372 milionë euro), për shkak të kostove ligjore të larta, padive civile dhe një marrëveshjeje prej 20 milionë dollarësh (rreth 18.6 milionë euro) me ish-të dashurën e tij, Cassie Ventura.

Pavarësisht lirimit nga disa akuza, Diddy u shpall fajtor për transport me qëllim prostitucionin dhe mbetet në burg në pritje të dënimit, që pritet të jetë midis 4 dhe 5 viteve.

Avokatët thonë se, edhe nëse lirohet së shpejti, ai do të përballet me një mal me probleme ligjore dhe financiare që nuk mund të përballohen me asnjë siguracion.

Ai ka nxjerrë në shitje rezidencat e tij luksoze në Miami dhe Beverly Hills dhe ka humbur kontrollin mbi markat e njohura si Ciroc, DeLeon dhe Revolt TV.

Gjithashtu, kontratat e tij me platforma si Hulu janë anuluar, ndërsa marka e tij e modës Sean John është zhdukur nga tregu.

Për momentin, katalogu muzikor i tij dhe labeli Bad Boy Records mbeten të paprekur. Por, sipas avokatëve, përballja me paditë civile që ende e presin mund të thajë përfundimisht çdo aset që i ka mbetur.

“Ai ka ende njëfarë pasurie, por nëse humbet çështjet civile, nuk ka mjaftueshëm për të mbuluar dëmet”, tha juristi Eric Faddis. “Ka shumë gjasa që pasuria e tij të vazhdojë të zvogëlohet”.

Pavarësisht fitores ligjore të pjesshme, reputacioni i Diddyt është goditur rëndë, veçanërisht pas publikimit të një videoje të vitit 2016 ku ai shihet duke ushtruar dhunë fizike ndaj Cassie.

Në një deklaratë publike, ai e quajti sjelljen e tij “të pafalshme” dhe u zotua se po kërkon ndihmë për të ndryshuar.

E ardhmja e tij mbetet e paqartë: edhe pse mund t’i shpëtojë burgut afatgjatë, rikthimi në industri dhe në publik duket më i vështirë se kurrë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]