3
Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në Shtime, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 6 dhe 7 korrikut, në mes orës 20:30 dhe 00:10.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi një mashkull kosovar – ka raportuar se dera e shtëpisë së tij ishte hapur me forcë nga autorë ende të panjohur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar.