fbpx

Alarmi që shumë gra e neglizhojnë: Këto janë simptomat që tregojnë se mund të keni PCOS

nga Revista Kosovarja

Sindroma e vezoreve policistike, e njohur ndryshe si PCOS, po prek gjithnjë e më shumë vajza dhe gra në moshë të re – shpesh pa e ditur fare.

Ky çrregullim hormonal ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në ciklin menstrual dhe fertilitet, por edhe në pamjen fizike dhe shëndetin afatgjatë.

Sipas mjekëve, shumë femra neglizhojnë shenjat, duke menduar se janë të përkohshme. Por nëse nuk trajtohet me kohë, PCOS mund të çojë në probleme serioze si diabet, shtim në peshë, akne të rënda dhe vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Cilat janë simptomat që duhet të mos i injoroni?
Cikël i çrregullt ose mungesë e menstruacioneve për muaj të tërë

Rritje e qimeve në fytyrë, bark apo gjoks

Akne të vazhdueshme, sidomos në pjesën e poshtme të fytyrës

Rënie e flokëve në pjesën e përparme të kokës

Shtim në peshë pa arsye të qartë

Lodhje kronike, ankth apo luhatje humori

Vështirësi për të mbetur shtatzënë

Në shumë raste, gratë zbulojnë se kanë PCOS vetëm pasi tentojnë të mbeten shtatzënë dhe përballen me vështirësi.

Mjekët rekomandojnë që çdo grua që ka 2 ose më shumë nga këto simptoma të kërkojë kontroll gjinekologjik dhe analizat hormonale përkatëse.

PCOS nuk ka një kurë përfundimtare, por mund të menaxhohet në mënyrë shumë efektive përmes ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik, dhe në disa raste, terapisë hormonale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]