fbpx

Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha

nga Revista Kosovarja

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Rruga nga Hani i Elezit për në Shkup është hapur.

“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, thuhet në njoftim.

Kufiri ishte mbyllur për shkak të zjarreve të mëdha.

Më herët ishte kumtuar se Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas.

Por, tashmë gjithçka është në qarkullim./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]