fbpx

Miratohet trajtimi i parë kundër malaries për foshnja

nga Revista Kosovarja

 Trajtimi i parë i miratuar posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët shumë të vegjël kundër malaries është aprovuar dhe pritet të shpërndahet në vendet afrikane brenda pak javësh.

Deri tani, foshnjat janë trajtuar me ilaçe të përshtatura për fëmijë më të rritur, gjë që ka sjellë rrezik mbidozimi, pasi trupat dhe mëlçitë e tyre ende nuk janë të zhvilluara plotësisht.

Ky boshllëk në trajtim ka përbërë një rrezik të madh për jetëgjatësinë e fëmijëve të vegjël.

Në vitin 2023, malaria shkaktoi rreth 597,000 vdekje, kryesisht në Afrikë, dhe rreth 75% e viktimave ishin fëmijë nën moshën 5 vjeç, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ilaçi i ri, i njohur si Coartem Baby (ose Riamet Baby në disa vende), është zhvilluar nga kompania farmaceutike Novartis në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse Medicines for Malaria Venture (MMV). Ai do të ofrohet kryesisht me çmim pa fitim, për të ndihmuar në uljen e pabarazive në kujdesin shëndetësor.

Tetë vende afrikane morën pjesë në testimet dhe priten të jenë të parat që do ta marrin ilaçin.

CEO i Novartis, Vas Narasimhan, tha se:
“Pas më shumë se tre dekadash përpjekjesh në luftën kundër malaries, kemi arritur të sjellim trajtimin e parë të sigurt dhe të testuar për të sapolindurit dhe foshnjat.”

Ekspertët shëndetësorë e quajnë këtë një përparim të madh për shpëtimin e jetëve, veçanërisht në rajone si Afrika Sub-Sahariane, ku vdekjet nga malaria janë të përhapura, sidomos te foshnjat dhe fëmijët me sëmundje si anemia drepanocitare (sëmundja e qelizave në formë drapëri).

Ky zhvillim sjell shpresë reale në përpjekjet globale për të eliminuar një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]