fbpx

E goditi policin në sy të burrit të arrestuar – gruaja nga Kaçaniku përfundon në polici pasi sulmoi zyrtarët gjatë intervenimit

nga Revista Kosovarja

Një rast i pazakontë është regjistruar të hënën pasdite në Kaçanik, ku një situatë e raportuar si dhunë në familje përfundoi me sulm ndaj zyrtarëve policorë, nga një qytetare që kundërshtoi arrestimin e bashkëshortit të saj.

Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se më 07.07.2025, rreth orës 14:00, qytetarët kanë raportuar një konflikt fizik në rrugën “Sali Bajra”, afër marketit “Besa”.

Patrulla policore ka ndërhyrë menjëherë dhe ka konstatuar se në vendin e ngjarjes ndodheshin B. E. dhe bashkëshorti i saj.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur burrit të saj një thikë në çantën e belit, e cila është sekuestruar si provë materiale. I dyshuari është arrestuar dhe futur në veturën zyrtare.

Por në atë moment, e dyshuara B. E. ka reaguar me dhunë ndaj policëve, duke i sulmuar fizikisht me duar dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ata më pas kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF – Kaçanik.

Hetuesit nga Rajoni i Ferizajt janë përfshirë menjëherë në trajtimin e rastit, ndërsa e dyshuara është arrestuar, intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar fajësinë në tërësi.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar procedurë penale për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë rast.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]