fbpx

Aksident tragjik në Qafë të Duhlës: Vdes një grua, lëndohet bashkëudhëtari

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 06:57, në magjistralen Suharekë – Shtime, në vendin e quajtur Qafa e Duhlës, ku është përfshirë një motoçikletë me dy pasagjerë.

Sipas informatave fillestare nga Policia e Kosovës, një çift shtetas të Maqedonisë së Veriut (A.S., 1979, mashkull dhe D.M., 1985, femër) ishin duke udhëtuar nga qyteti i Shtimës në drejtim të Suharekës, kur një qen endacak u ka dalë papritur në rrugë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Në këtë aksident, pasagjerja D.M. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi A.S. ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku, ndërsa i lënduari ka marrë ndihmën e parë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.

Magjistralja Suharekë – Shtime ndërkohë mbetet e hapur dhe e qarkullueshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]