fbpx

E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq pas goditjes nga rryma elektrike në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në komunën e Pejës, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana të rënda teksa ishte në vendin e punës.

Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se dje rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal në Pejë ka arritur një person pa shenja jete, për çka stafi i spitalit ka kërkuar prezencën e policisë.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në spital, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është Sylë Ramadani, 50-vjeçar, nga fshati Burojë – Skenderaj, i cili punonte në kompaninë “Luani-Beton” në fshatin Gorozhdevc.

Sipas deklarimeve të dëshmitarit Sh. K. , viktima ishte pranë një agregati në momentin kur dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, pas çka është transportuar menjëherë në spital, por pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit rajonalë dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion.

Sinjali do të raportojë për të gjitha zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]