fbpx

Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27-vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia?

nga Revista Kosovarja

Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prokurorisë, tashmë ka arritur raporti fillestar i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IMPL).

Kështu merr vesh Gazeta Insajderi, e cila shkruan se raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27-vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja.

Në raportin fillestar ende nuk është specifikuar nëse ndrydhja ka shkaktuar sulmin në zemër, apo asfiksion (pengim të rrugëve të frymëmarrjes), por një zgjerim i raportit pritet të bëhet ditëve në vazhdim.

Ditëve në vazhdim, IML pret, që të përfundojë edhe raportin në pjesën tjetër, sa i përket toksikologjisë, duke dalë me rezultate se çfarë lloje substancash mund të ketë pasur në trup viktima para se të ndërronte jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]