Influencuesja franceze 30-vjeçare, Soraya Rifi, ka përjetuar një ngjarje të rëndë dhe traumatike pas një sulmi të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e së premtes në banesën e saj.
Sipas zëdhënësit të saj, dy persona arritën të futeshin me forcë në shtëpi, duke u paraqitur fillimisht si fqinj që kishin humbur çelësat. Pasi hynë brenda, ata e lidhën, e rrahën me mjete të forta dhe tehe, si dhe e kërcënuan për jetë. Më pas, viktima u spërkat me zbardhues, një veprim që autoritetet po e interpretojnë si përpjekje për të fshirë gjurmët.
Rifi ka deklaruar se humbi vetëdijen gjatë sulmit dhe nuk kujton me saktësi gjithçka që ndodhi. Aktualisht, policia franceze po heton edhe mundësinë e një sulmi seksual, bazuar në shenjat dhe dëmtimet fizike të konstatuara nga mjekët.
Nga banesa e saj u vodhën sende me vlerë të konsiderueshme, përfshirë një byzylyk Cartier, dy çanta dore luksoze, një orë Rolex dhe çelësat e makinës dhe shtëpisë.
Zëdhënësi i saj theksoi se “i gjithë trupi i saj është një vendngjarje krimi”, duke nënvizuar traumën e thellë fizike dhe psikologjike që ka përjetuar Rifi. Gjithashtu, mësohet se influencuesja kishte marrë kërcënime dhe ishte përballur me tentativa shantazhi vetëm dy javë para ngjarjes.
Në një intervistë për gazetën Le Parisien, 30-vjeçarja u shpreh:
“Jam e shpërfytyruar, e neveritur, e frikësuar. Ekspozimi i madh ndaj mediave çon në situata të rrezikshme. Do të largohem përgjithmonë nga Marseja dhe do të braktis rrjetet sociale për momentin.”
Soraya Rifi u bë e njohur për publikun francez në vitin 2016 pas një paraqitjeje në një talk show televiziv. Më pas, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme si influencuese në fushën e modës dhe fitnesit, duke mbledhur mbi 1 milion ndjekës në platformat sociale.
Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende në vijim, shkruajnë mediat e huaja.
‼️ Soraya Riffy, influenceuse et ex-intervenante à TPMP, a été 𝘀𝗲́𝗾𝘂𝗲𝘀𝘁𝗿𝗲́𝗲, 𝘃𝗶𝗼𝗹𝗲́𝗲 𝗲𝘁 𝘁𝗼𝗿𝘁𝘂𝗿𝗲́𝗲 sous la menace d’un couteau et d’un pistolet.
🗞️ https://t.co/YLLjrL0jvN pic.twitter.com/X7Yt111VYM
— 75 Secondes 🗞️ (@75secondes) July 6, 2025