Ibrahim Nela, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri dhe Endrit Beqiri kanë arritur në gjykatë në seancën ku po dyshohen për vrasje nga pakujdesia të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani.
Ndaj tyre pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, raporton Insajderi.
Mediat janë lënë jashtë oborrit të objektit të degës së gjykatës në Lipjan. Policët e dyshuar janë futur në gjykatë vjedhurazi.
Gjykimi ndaj tyre pritet të fillojë nga ora 10:30. Seanca pritet të mbahet me dyer të mbyllura.