1
Ka dështuar edhe sot seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka ftuar partitë politike që të propozojnë deputetët për anëtarë në komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
PDK, LDK e AAK nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision.
Në anën tjetër, për formimin e këtij komisioni kanë votuar vetëm 55 deputetë.
Në këtë situatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e mbylli seancën, duke paralajmëruar vazhdimin e saj pas 48 oresh.