Anita Muçaj Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuara speciale në rubrikën “Koment për Koment” në emisionin Prive By Liberta Spahiu, dhe si gjithmonë, energjia, humori dhe vetëbesimi i saj nuk kanë munguar.
Ndër komentet që iu lexuan gjatë rubrikës ishte edhe një nga ato tipiket “thumbuese” që qarkullojnë shpesh në rrjetet sociale:
“Veç Ramushi se ty kush s’kisht majt bre.”
Por Anita, e njohur për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh me humor të hollë, nuk u lëndua aspak, përkundrazi, buzëqeshi dhe u përgjigj me plot vetëbesim:
“O veç Ramushi um duron, se kurr asnjë burrë s’kish mujt. Ama kom dit me zgjedh!”
Ajo theksoi se ka qenë e mençur në zgjedhjet e saj personale, duke shtuar:
“Kam dalë e mençme. Kam ditë me zgjedh. E kom zgjedh burrin ma të mirë në botë.”
Anita në fund e përmbyll këtë koment me një fjali “ “Ramushi s’e ka njet me m’lan!”
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.