Edona James, ish-banorja shumë e përfolur e reality-show-t “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një mini-blog të sinqertë dhe shpërthyes në rrjetet sociale, ku tregon arsyet që e kanë shtyrë të rikthehet në Gjermani.
Dhe arsyeja kryesore është e qartë, pagesat.
Në rrëfimin e saj, Edona nuk i kursen kritikat për tregun e showbizit në Kosovë, duke thënë se vetëm këngëtarët kanë mundësi të fitojnë mirë dhe jetojnë si me qenë jashtë Kosove.
Edona shprehet se është e pakënaqur me pagesat.
“Më mirë mos me pas famë hiç, sesa me u pagu vetëm 50 euro. Për intervista nuk japin asnjë cent.”
Ndërkohë, Edona na vulosi prapë që vazhdon të mbetet një figurë që nuk kalon pa zhurmë, me mendimet e saj të drejtpërdrejta dhe pa filtra.