fbpx

Një i vdekur nga aksidenti në Sekiraçë, katër të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një person ka vdekur dhe katër kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Sekiraçë të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori.

Ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor./Klankosova

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]