Emri i Naim Krasniqit ende zgjon shumë kurreshtje, ani pse nuk është prezent në muzikë si njëherë e një kohë, shkruan “Kosovarja”.
Kantautori më i famshëm në Kosovë, me një repertor këngësh që kanë lënë gjurmë, nuk shfaqet shpesh në ekran dhe nuk e ka në qejf të duket kudo.
Pavarësisht mos dëshirës së tij për tu parë, media rozë kohë pas kohe merret me Krasniqin dhe familjen e tij, kryesisht vajzat që gjithmonë janë në qendër të vëmendjes.
E, kjo zonjë e bukur është bashkëshortja e këngëtarit që gjithmonë është konsideruar i pashëm.