fbpx

Vdes edhe një mjek nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Mjeku nga Dragashi, Mynafir Beshiri, ka ndërruar jetë sot, ai njëheri ishte edhe aktivist i Degës së LDK-së atje.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës bëjnë të ditur se Beshiri ishte i prekur me COVID-19.

“Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.

Ngushëllime për vdekjen e mjekut ka shprehur edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]