fbpx

Kush e largoi Nerën nga Sabriu

nga Revista Kosovarja

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu, ishte i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Fatkeqësisht këto ditë karantinimi ai po i kalon larg bashkëshortes së tij, Nerës.

Ai ka treguar se Nera ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka mundur të kthehet për shkak të koronavirusit.

“Kjo më ka mërzitur jashtë mase shumë dhe mezi pres të bashkohem me të shtrenjtën time”, u shpreh mes të tjerash Sabriu.

Po ashtu ai i tha publikisht bashkëshortes se ajo është vetëm për të e do jetë me të gjithë jetën. Përsa i përket Arianës e Ermalit, këngëtari zbuloi se dyshja kanë nisur rregullisht vrapin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]