As Rita nuk i ka shpëtuar fotoshopit.
Rita Ora është një prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës, e cila komentohet shumë për paraqitjet publike.
Këngëtarja, ashtu si shumë prej fytyrave publike nuk i ka shpëtuar përdorimit të fotoshopit, por dështoi në rregullim të fotografive dhe videove.
“Celeb face” ka përmbledhur disa prej rasteve, kur Rita së fundi përdori fotoshopin në fotografitë e shkrepura në “MTV VMA”.
Me këtë rast, përmendet edhe një deklaratë e Ritës, e cila iu ishte drejtuar gjinisë femërore duke thënë se nuk duhet të fiksohen pas të qenit të holla, por vetëm duhet qenë të shëndetshme dhe të forta.