Shefi i grupit parlamentar nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
Haradinaj shkruan në rrjetin social Facebook se ky sulm e ka tronditur botën.“Sulmi që tronditi botën. Por, nuk e shoi kurrë shpirtin e madh amerikan, veçsa e forcoi atë.
Në kujtim të viktimave të 9/11”, ka shkruar Haradinaj.Kujtojmë se, sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz.
Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/photos/a.1562969843756138/3185465704839869/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDHM05R-o7IB3P1zSLqugByQe-_V3iHH-vyGBMM7xCixaSF4U6Qco_fxevla3YODLJaCbHeLONZ201OSNI3yMCuYPelLHiJfZbESjo99Rmtl13xOiSacc3vJrlEOO7Fdfp73nXXi2VPXgJZUlgBfnTx6I5bS-5d0il8_mZJChMiD5FKl2abGOwEsvB18-CUf0o6R5OZ0ECEFxAoKgHq5hUV6lE29vPRGFm-y4T-NfrTIqttV0ReKXQOWJIakTTOGw-XhjfsVYLwO2bRvS8Knd6h6jvKQzPKeiG2LP5KCpz4rcQuAWBB48B0ed1nygxhp0dMFDT7dd9cDMXmBnK_ypwGZ_A3&__tn__=-R