Babai i Agon Musliut, Naim Musliu ka drejtuar akuza në drejtim të tre zyrtarëve të lartë të LVV-së, Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe Arben Vitisë, për vdekjen djalit të tij.
Ai ka treguar se nuk kishte arritur të flas dhe ta shoh live djalin e tij, në Konviktet e Prishtinës.
“Polici më tha se nuk ki drejt, largoju për një sekond. Kam tentu që a mundem ta shoh për dritare. Largohu, s’ki drejtë këtu. Urdhrat s’kanë ardhë prej policit, po prej dikujt kanë ardhur. Kurti, Sveqla dhe Vitia. Ata i kanë dhënë urdhërat”, është shprehur ai.