U bë e njohur më së shumti për rolin e “Xhbanes” në serialin vendor “O sa mirë”.
Por, aktorja Arjola Demiri tashmë komentohet për secilën paraqitje që bën, dhe konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare e cila ka edhe një personalitet të fortë.
Arjola është nënë beqare e tre fëmijëve dhe përkundër angazhimeve gjithmonë gjen kohë të ju përkushtuar shtëpisë dhe familjes.
E këtë e ka treguar edhe në një postim të fundit, duke theksuar sakrificat që bën një grua, por megjithatë ia arrin të duket bukur.
“Shtëpinë rrëmujë, 2 lavatriçe për të larë, 4 kosha për të hekurosur, pjata kapic, dhe shih sa bukur dal në foto”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e një imazhi ku dukej në formë të shkëlqyer.