fbpx

Japonia e ndihmon Kosovën në ballafaqimin me Covid-19

nga Revista Kosovarja

Shteti mik i Kosovës, Japonia, vazhdon të na ndihmojë në ballafaqimin me Covid 19, kështu njofton ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ambasadori i Japonisë për Kosovë, Mitsunori Ogasawara, solli donacionin prej 12.200 tableta të medikamentit Avigan (Favipiravir), për ShSKUK-në, një bar tepër i vlefshëm për trajtimin e pacienteve me Covid 19.

“Japonia në këtë kohë të pandemisë i ka ofruar ndihmë Kosovës edhe me shumën financiare mbi 700,000 Dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë”.

“E falënderova ambasadorin z. Ogasawara për gatishmërinë e Japonisë që të ofroj ndihmë dhe mbështetje për sektorin e shëndetësisë, ndihmë kjo që do të vijojë edhe në të ardhmen e afërt me pajisje mjekësore”.

“Faleminderit Japoni, vend i lindjes së diellit!”, shkroi Zemaj.

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3429970857049770

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]