Aktori Joaquin Phoenix, protagonisti i filmit “Joker” dhe partnerja e tij, Rooney Mara janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar regjisori Viktor Kossakovsky.
Gjatë Festivalit të Filmit Zyrih 2020, Viktori ka zbuluar se çifti janë bërë me djalë. Atij i kanë vendosur emrin e veçantë River, në nder të vëllait të Joaquin, i cili ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare nga mbidoza.
“Joaquin sapo është bërë baba meqë ra fjala. Ka lindur një djalë i bukur i quajtur River”, është shprehur regjisori.