Në Komisionin për infrastrukturë ka kaluar Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i VV-së, Hekuran Murarti, i cili ka thënë se vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në Komisionin për infrastrukturë, sapo kaloi Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.
Falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare.
Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!