Aktori Frank Windsor, i njohur për rolet e tij në dramat televizive “Z-Cars”, “Softly Softly”, “Casualty” dhe “Peak Practice”, ka vdekur në moshën 92 vjeçare, shkruan BBC.
Windsor luajti Det Sgt John Watt në shfaqjen pioniere të policisë “Z Cars: në vitet 1960 dhe në spin-off “Softly Softly”.
Ai mbeti një fytyrë e njohur në ekran me role në shfaqje si Doctor Who, Chancer dhe Middlemen, dhe u shfaq si Kenneth në Casualty më 2003-04.
Agjenti i tij tha se ai vdiq i qetë në shtëpi në Londër të mërkurën.
“Është trishtim i madh që ne njoftojmë vdekjen e klientit tonë shumë të dashur Frank Windsor në moshën 92 vjeçe,” thuhet në një deklaratë.
Frank la pas vajzën Amanda dhe gruan e tij, Mary, e cila ishte pranë tij deri në fund.
“Sipas dëshirës së Frank dhe në përputhje me kufizimet e COVID-19, nuk do të ketë asnjë shërbim funeral ose përkujtimor, vetëm një ceremoni private, ku trupi i tij do të pushojë pranë djalit të tij David”, thuhet në deklaratë.
David vdiq në një aksident me makinë më 1997 në moshën 29 vjeç.