Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi, për publikun e gjerë e njohur si Fifi, po vazhdon të krijoi karrierë në Shqipëri.
Edhe në këtë sezon të ri të “Shiko kush Luan”, Fifi është sërish këngëtare në show, ku nuk po kalon pa u vënë re.
Këngëtarja që u bë e njohur me “Kus Kus”, ku u këndonte vajzave të plota, tashmë ka rënë dukshëm në peshë. Siç ka thënë, këtë e ka bërë për çështje shëndetësore, shkruan “Kosovarja”.
Fifi po duket bukur, ama i ka hyrë vetja shumë në qejf, pasi tani nuk po lë foto pa e përpunuar deri në perfeksion.
Jemi mësuar të shohim më shumë origjinalitet nga Fifi, apo jo?