Veprimtaria, aktiviteti dhe sukseset e biznesmenëve shqiptarë në diasporë nuk kanë të ndalur . Të gjitha këto e kanë një emër : Unioni i Bizneseve Shqiptare- Gjermane.
Vlen të përmendet, se dje, më 3 tetor, në këtë datë historike, të bashkimit të dy Gjermanive para 30 viteve, Kryesia e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane,mbajti takim pune në vendin ku u shkrua historia e diplomacisë gjermane pas luftës së dytë botërore, në Petersberg/Königswinter-Bonn.
Në takim u shtjelluan temat organizative dhe projektet për muajt e fundit të vitit 2020 dhe për vitin 2021, nën fokusin e mundësive dhe kufizimeve e shkaktuar nga pandemia globale.
Kërkimi i rrugëve alternative për ndihmën e ekonomisë kosovare të rënduar nga pasojat e pandemisë ishte njëra nga temat kryesore e takimit.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1009235749547156&id=141836012953805