Dy persona kanë humbur betejën me koronavirusin brenda 24 orëve në Kosovë, ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, shkruan ministri në profilin e tij në Facebook.
Me konfirmimin e dy vdekjeve, numri i personave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Kosovë ka shkuar në 632.